phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

POLITIKAT E PRIVATËSISË SË SHOQËRISË

INTERSIG VIENNA INSURANCE GROUP SH.A

Intersig Vienna Insurance Group SH.A, me NUIS: K12201002T (këtu e në vijim referuar si “Shoqëria”) është një shoqëri që vepron dhe është e licencuar për të ushtruar aktivitetin e sigurimit jo-jetë.

Shoqëria është pjesë e Vienna Insurance Group AG Wiener Versicherung Gruppe (VIG Group) me seli në Vjenë, Austri. Në link-un më poshtë mund të gjeni më tepër informacion në lidhje me VIG Group: https://www.vig.com/de/home.html

Gjatë kryerjes së aktiviteteve të regjistruara, ne mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale të personave që përdorin shërbimet dhe produktet tona, duke respektuar legjislacionin në fuqi si edhe duke garantuar sigurinë e tyre.

Trajtimi i të dhënave tuaja është shumë i rëndësishëm për ne, prandaj lutemi, lexoni me kujdes këtë dokument.


I. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

1. Kontrolluesi i të dhënave dhe të dhënat e kontaktit

Intersig Vienna Insurance Group SH.A është kontrolluesi i të dhënave tuaja në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi (Ligji 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Shoqëria, si kontrollues i të dhënave, përcakton qëllimin dhe mjetet e përpunimit të të dhënave.

Ju mund ta kontaktoni shoqërinë në të dhënat e mëposhtme:

  • Emri: Intersig Vienna Insurance Group SH.A

  • Adresa: Rr. Ismail Qemali, Samos Tower, kati 2, Tiranë, Shqipëri.

  • E-Mail: info@intersig.al

  • Telefon: +355 (0) 4 22 70 576

2. Nëpunësi për mbrojtjen e të dhënave personale

Shoqëria ka caktuar nëpunësin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ju mund ta kontaktoni direkt në adresën e email info@intersig.al, duke vendosur tek subjekti i e-mail „Në vëmendje të Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave“.

3. Kategoritë e marrësve të të dhënave

Të dhënat tuaja personale përpunohen për qëllimet e parashikuara në këtë dokument. Për arritjen e këtij qëllimi dhe bazuar në të drejtat dhe detyrimet ligjore apo kontraktore, disa marrës të dhënash mund të kenë akses në të dhënat personale:

  • Risigurues dhe bashkësigurues me qëllim të kalimit të një pjese apo të të gjithë rrezikut të marrë përsipër nëpërmjet kontratës së sigurimit;

  • Institucioneve dhe autoriteteve shtetërore;

  • Bankave;

  • Noterëve në lidhje me procedurat ligjore që kryhen pranë tyre, avokatëve, përmbaruesve;

  • Ndërmjetësve në sigurime;

  • Bashkëpunëtorët që menaxhojnë ruajtjen ose shkatërrimin e të dhënave;

  • Vlerësues dëmesh dhe/ose mjekë me qëllim vlerësimin e rrezikut ose dëmit.

4. Transferimi i të dhënave në vendet e treta

Për realizimin e veprimtarisë së biznesit, ne duhet t'ua përcjellim të dhënat tuaja marrësve të ndryshëm. Kur përpunojmë të dhëna, marrësit janë ose kontrollues të të dhënave ose janë përpunues të të dhënave që veprojnë në emër e për llogarinë tonë. Intersig Vienna Insurance Group SH.A është pjesë e Grupit Vienna Insurance Group AG Wiener Versicherung Gruppe. Si pjesë e lidhjes sonë me Grupin, ne jemi të integruar në infrastrukturën, në veçanti në infrastrukturën IT. Në të gjitha rastet kur përdorim ofruesit e shërbimeve, ne gjithmonë sigurohemi që të ruhet niveli më i lartë mbrojtjes dhe standardet e sigurisë së të dhënave. Transferimi bëhet në përputhje me parashikimet e Ligjit 124/2024 dhe akteve të dala në zbatim të tij.

5. Siguria jonë e të dhënave

Shoqëria duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar përdorimin dhe aksesin e paautorizuar në të dhënat personale ose pajisjet e përdorura për përpunimin e tyre. Shoqëria duhet të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale që përpunon në përputhje me kërkesat e Ligjit 124/2024.

Shoqëria siguron mbrojtjen fizike dhe logjistike të të dhënave që përpunon, pavarësisht nëse ato ruhen në formë të shtypur apo në mënyrë elektronike. Qasja në të dhënat personale kufizohet përmes zgjidhjeve të përshtatshme teknike dhe të gjitha rastet e aksesit në të dhëna duhet të jenë të verifikueshme.

Shoqëria garanton, verifikon dhe kërkon të njëjtat standarde të larta të sigurisë të së dhënave nga palët e treta, të cilat ajo ngarkon për të përpunuar të dhënat tuaja personale në emër të saj.

6. Afati i ruajtjes së të dhënave tuaja personale

Shoqëria do t'i ruajë të dhënat personale për periudhën kohore që shërbejnë për përmbushjen e qëllimit për të cilin ne i kemi marrë ato të dhëna dhe për periudhën kohore që është parashikuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Pas kalimit të kësaj periudhe të dhënat tuaja personale do të fshihen, apo do të anonimizohen në mënyrë të tillë që nuk do të jetë e mundur identifikimi i subjektit në të ardhmen.


II. PARIMET E PRIVATËSISË TË TË SIGURUARIT DHE PËRFITUESI

1. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale

Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen e internetit të Intersig Vienna Insurance Group SH.A i nënshtrohen Ligjit Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (dhe amendimeve të tij në të ardhmen). Mbledhja e të dhënave bëhet nëpërmjet formave të ndryshme (punësim, kërkesa për informacion, trajtim dëmesh, etj.). Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Intersig Vienna Insurance Group SH.A siguron të gjithë përdoruesit se mbledhja e të dhënave dhe përpunimi i tyre do të kryhet vetëm për arsyen për të cilën janë dërguar dhe garanton konfidencialitetin e të dhënave.

Duke përdorur faqen www.intersig.al, si Përdorues i saj, Ju konfirmoni vërtetësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej jush, në format apo formularë të ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen (click-imin) e butonit “pranoj”, përdoruesi pranon dhe jep të drejtën Intersig Vienna Insurance Group SH.A për përdorimin dhe përpunimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe përpunimin e mëtejshëm të tyre nga Shoqëria, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Intersig Vienna Insurance Group SH.A do të mbledhë vetëm të dhëna personale, që nevojiten për administrimin e kontratës së sigurimit, për dhënien e shërbimeve të klientit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet përkatëse në fuqi (Ligj nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”).

Shoqëria do të mbledhë, ruajë dhe përpunojë të dhënat tuaja personale në formë elektronike dhe/ose të shtypur vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur dhe vetëm për kohëzgjatjen e kërkuar me legjislacionin përkatës në fuqi. Ne do të përdorim të dhënat tuaja personale edhe për t’ju informuar ju për ndryshime ligjore që mund të lidhen me shërbimet që Shoqëria ofron.

Shtrirja dhe lloji i të dhënave që përpunojmë mund të ndryshojnë dhe varen nga lloji i kontratës individuale të sigurimit që keni ndërmend të lidhni ose po lidhni, ose nga kërkesa juaj për të ushtruar të drejtat e sigurimit.

Kryesisht të dhënat personale që mblidhen dhe përpunohen lidhen me:

  • a. Të dhëna identifikimi p.sh. emri, mbiemri, datëlindja, numri i kartës së identitetit/ nr. i pasaportës;

  • b. Të dhëna kontakti p.sh. adresa e email-it/adresa postare, numrat e telefonit;

  • c. Të dhëna mbi kualifikime/trajnime (jetëshkrim – CV);

  • d. Të dhëna financiare p.sh. llogari bankare;

  • e. Të dhëna të nevojshme për lidhjen dhe menaxhimin e kontratës së sigurimit (p.sh. në lidhje me situatën financiare/pronësore, të dhënat shëndetësore, historikun e drejtimit);

  • f. Të dhëna të nevojshme për menaxhimin e kërkesave për shpërblim dëm/rimbursim, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Disa nga produktet që ofron Shoqëria mund të kërkojnë mbledhjen dhe përpunimin e një kategorie të veçantë të të dhënave, konkretisht të dhëna për shëndetin. Shoqëria i përpunon këto të dhëna gjatë fazës së lidhjes së kontratës së sigurimit të shëndetit, sigurimit nga aksidentet personale, apo gjatë përpunimit të një kërkese për shpërblim dëmi.

Ne i mbledhim të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i marrë nga vet ju, ose në mënyrë të tërthortë, si në rastet kur punëdhënësi, përfaqësuesi ligjor apo familjarët tuaj na i japin këto të dhëna për t’ju përfshirë në skema të sigurimit, apo për të përfituar shërbime nga produkte të ndryshme të sigurimit që ne ofrojmë.

Intersig Vienna Insurance Group SH.A do të përpunojë të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejtë dhe vetëm për ato qëllime që ju ka informuar në momentin e nënshkrimit të kontratës të sigurimit, dhe ato që janë pasojë direkte e zbatimit të ligjit në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit në lidhje me atë kontratë sigurimi. Në këtë kontekst, përpunimi sipas rastit bazohet në:

2. Përpunimi për përmbushjen e kontratës së sigurimit apo proceseve të lidhura me të

Shoqëria përpunon të dhënat personale për përmbushjen e kontratës së sigurimit, si edhe për të ndërmarrë veprime, me kërkesën tuaj, përpara lidhjes së kontratës së sigurimit.

Veprimet parakontraktore përfshijnë kontrollin e kërkesave dhe nevojave tuaja, kontrollin e përshtatshmërisë për një produkt specifik me qëllim shqyrtimin e ofertës për t'u siguruar. Lidhja e një kontrate sigurimi paraprihet nga një vlerësim i rrezikut specifik ndaj të cilit dëshironi të siguroheni dhe përcaktimi i primit të sigurimit në lidhje me të.

Ne mbledhim të dhënat e nevojshme për të vlerësuar nëse një rrezik i caktuar është i pranueshëm për ne për sigurim dhe në çfarë kushtesh bazuar në rregulloret që rregullojnë aktivitetet e sigurimit dhe kontratat e sigurimit. Mbledhja e të dhënave personale me qëllim lidhjen dhe përmbushjen e një kontrate sigurimi është një kusht i domosdoshëm për lidhjen e kontratës, dhe ligji përcakton detyrimin e mbajtësit të polisës së sigurimit për t'i raportuar siguruesit të gjitha rrethanat që janë të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut dhe që nuk mund të kishin mbetur të panjohura për të.

Nëse nuk jeni pala jonë kontraktuese, burim i një personi që ushtron të drejta sipas kontratës së sigurimit p.sh përfitues sigurimi ose, një palë e tretë, një palë e dëmtuar që kërkon shpërblimin e dëmit, qëllimi i mbledhjes së të dhënave tuaja personale është gjithashtu përmbushja e detyrimit të Shoqërisë që rrjedh nga kontrata e sigurimit.

Në rastet kur ju nuk jeni mbajtësi i polisës së sigurimit, por jeni i siguruari (një person, shëndeti ose prona e të cilit është e siguruar), mbledhja dhe përpunimi i të dhënave tuaja personale është e nevojshme në mënyrë që kontrata e sigurimit të lidhet dhe të zbatohet në mënyrë të ligjshme dhe të përmbajë informacionin e kërkuar me ligj.

3. Përpunimi për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit në përputhje me Nenin 7(1)(c) të Ligjit 124/2024

Shoqëria përdor të dhëna personale për të përmbushur një detyrim ligjor, duke përfshirë por pa u kufizuar në: përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kërkesave specifike gjatë kryerjes së biznesit. Kjo përfshin pajtueshmërinë me kërkesat e legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare, legjislacionit specifik për sigurimin dhe risigurimin dhe mbikëqyrjen nga autoriteti kompetent, detyrimet në lidhje med ofrimin e informacionit, kërkesat përsa i përket legjislacionit tatimor dhe fiskal, konkretisht:

Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, i cili përmban rregulla të përgjithshme mbi kontratat, përfshirë edhe kontratat e sigurimit; Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”; Ligji nr. 32/2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”; Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”; Kodi i Procedurave Tatimore; Ligji nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”; Ligj nr. 25/2018 për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare; Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve; Rregulloret e nxjerra nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të detyrueshme për zbatim, si dhe detyrimet e regjistrimit/raportimit, masat e auditimit të brendshëm, pajtueshmërinë me inspektimet nga autoritetet dhe menaxhimin e ankesave.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja për këto qëllime është Neni 7(1)(c) në lidhje me Nenin 9(2)(dh) dhe (e) të Ligjit 124/2024 (përputhshmëria me detyrimet ligjore).

Ju keni të drejtë të kundërshtoni një përpunim të tillë, i cili bëhet për kryerjen e një detyre në interes publik, në çdo kohë. Ju mund të dërgoni kundërshtimin tuaj në adresën e Shoqërisë info@intersig.al, duke vendosur tek subjekti i e-mail „Në vëmendje të Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave“.

4. Përpunimi për të mbrojtur interesat legjitime në përputhje me Nenin 7(1)(dh) ose për të krijuar, ushtruar ose mbrojtur pretendime ligjore në përputhje me Nenin 9(2) (e) të Ligjit 124/2024

Përveç përpunimit të të dhënave tuaja për të përmbushur një kontratë ose për shkak të një detyrimi ligjor, Shoqëria gjithashtu mund të përpunojë të dhënat tuaja për shkak të interesit ligjitim. Megjithatë, kjo ndodh gjithmonë brenda kuadrit të balancimit të interesave. Shembuj të përpunimit në interes legjitim përfshijnë luftën kundër mashtrimit apo mbrojtjen ndaj një pretendimi.

5. Përpunimi i të dhënve për të cilin keni dhënë pëlqimin në përputhje me Nenin 7(1)(a) të Ligjit 124/2024

Shoqëria, bazuar në deklaratën e pëlqimit të dhënë nga ju, përpunon të dhënat tuaja për t'ju ofruar informacion të mëtejshëm nëpërmjet e-mail apo SMS në lidhje me produktet.

Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, por tërheqja nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit bazuar në pëlqimin e dhënë para se ai të ishte tërhequr. Kur përpunojmë të dhëna bazuar në pëlqimin tuaj, ne gjithmonë do t'ju informojmë paraprakisht për qëllimet e përpunimit dhe të drejtat tuaja për të tërhequr atë.


III. TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

1. Transparenca me subjektet e të dhënave

Sipas neneve 13-20 të Ligjit 124/2024, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kërkojë nga Shoqëria qasje në të dhënat e tij personale të përpunuara, si dhe korrigjimin, fshirjen ose kufizimin e përpunimit të të dhënave të tilla, dhe ai gjithashtu mund të kundërshtojë përpunimin dhe të ushtrojë të drejtën e tij për transferueshmëri të të dhënave.

Subjekti i të dhënave mund të ushtrojë të drejtat e tij të detajuara më poshtë në lidhje me përpunimin e të dhënave, si dhe të drejtën e tij për të tërhequr pëlqimin e tij duke iu drejtuar zyrtarisht Shoqërisë në adresat e përcaktuara në fillim të këtij dokumenti.

Nëse Shoqëria ka dyshime të arsyeshme në lidhje me identitetin e personi fizik që ka paraqitur kërkesën, ajo mund të kërkojë paraqitjen e informacioneve të mëtejshme me qëllim identifikimin e subjektit të të dhënave.

Shoqëria informon subjektin e të dhënave në lidhje med përmbushjen e kërkesës ose arsyen e refuzimit të saj sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë, kur është e nevojshme, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave të marra. Shoqëria informon në mënyrë të arsyetuar subjektin e të dhënave për çdo zgjatje afati brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës së bashku me shkaqet e vonesës.

Kur subjekti i të dhënave bën kërkesë me mjete në format elektronik, informacioni jepet me mjete elektronike, sipas rastit, përveçse kur kërkohet ndryshe nga subjekti i të dhënave. Në rastet kur nuk e trajton kërkesën ose refuzon përmbushjen e saj, Shoqëria, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave për arsyet e mostrajtimit ose të refuzimit të përmbushjes së kërkesës, si dhe për mundësinë e paraqitjes së ankesës te Komisioneri dhe padisë pranë gjykatës.

Përgjigja ndaj kërkesës së një subjekti të të dhënave, sipas neneve 13–20 të Ligjit 124/2024, ofrohet falas. Kur kërkesat nga një subjekt i të dhënave janë qartazi të pabazuara ose të tepruara, sidomos për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, Shoqëria mund:

  • a) të vendosë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për ofrimin e informacionit ose të komunikimit, ose për të ndërmarrë veprimin e kërkuar; ose

  • b) të refuzojë ndërmarrjen e veprimeve për kërkesën.

2. Të drejtat specifike të subjektit të të dhënave

  • E drejta për informim: Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kërkojë informacion në lidhje med mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tij personale. Me kërkesën e tij, Shoqëria duhet t’i japë informacion sipas parashikimeve të Nenit 13 të Ligjit 124/2024 (p.sh: qëllimin e përpunimit, kategoritë e të dhënave personale që po përpunohen, periudhat e ruajtjes së këtyre të dhënave dhe me kë ndahen ato).

  • E drejta për akses: Subjekti i të dhënave personale, me kërkesë të tij ka të drejtë të marrë një kopje të të dhënave personale, si dhe mund të marrë një konfirmim nëse të dhënat e tij janë duke u përpunuar apo jo. Shoqëria duhet t’i japë informacion sipas parashikimeve të Nenit 14 të Ligjit 124/2024.

  • E drejta për korrigjim dhe fshirje, si edhe për t’u harruar: Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e të dhënave të pasakta apo plotësimin e të dhënave të paplota që lidhen me të, në përputhje me parashikimet e Nenit 15 të Ligjit 124/2024. Ai gjithashtu mund të kërkojë fshirjen e të dhënave të tij nga Shoqëria, kur të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur apo përpunuar; ose kur tërheq pëlqimin e dhënë mbi të cilin bazohet përpunimi i të dhënave.

Në rastet e specifikuara në Nenin 16 të Ligjit 124/2024, nëse subjekti i të dhënave kërkon fshirjen e të dhënave të tij personale që janë bërë publike nga Shoqëria, kjo e fundit detyrohet t’i fshijë ato, bazuar në teknologjinë e zbatueshme dhe në koston e zbatimit, si edhe ndërmerr hapa të arsyeshëm, përfshirë masat teknike, për të informuar kontrolluesit që janë duke përpunuar këto të dhëna personale, që subjekti i të dhënave ka kërkuar fshirjen e çdo lidhjeje, kopjeje ose riprodhimi të këtyre të dhënave personale.

  • E drejta për kufizimin e përpunimit: Duke pasur parasysh dispozitat e Nenit 17 të Ligjit 124/2024, me kërkesë të subjektit të të dhënave, Shoqëria duhet të kufizojë përpunimin e të dhënave personale të subjektit të të dhënave. Kur përpunimi është kufizuar bazuar në kërkesën e subjektit të të dhënave, Shoqëria, me përjashtim të ruajtjes, përpunon të dhëna vetëm pas marrjes së pëlqimit të subjektit të të dhënave; për paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës, ose autoriteteve publike; për mbrojtjen e të drejtave të një personi tjetër fizik ose juridik, të cilat kanë përparësi mbi të drejtat e subjektit të të dhënave; ose për një interes të rëndësishëm publik.

  • E drejta për transferueshmërinë e të dhënave: Në përputhje me Nenin 18 të Ligjit 124/2024, në rastin e përpunimit të automatizuar bazuar në një kontratë ose pëlqim, Shoqëria, me kërkesë të subjektit të të dhënave, duhet t'i ofrojë të dhënat personale që kanë të bëjnë me të, të cilat ai ia ka ofruar Shoqërisë, në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet, ose me kërkesë të subjektit të të dhënave t'i transmetojë ato tek një Shoqëri tjetër, me kusht që kjo të jetë teknikisht e realizueshme.

  • E drejta për të kundërshtuar: Në përputhje me parashikimet e Nenit 19 të Ligjit 124/2024, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të. Nëse të dhënat përdoren nga Shoqëria për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, subjekti i të dhënave ka të drejtë ta kundërshtojë, në çdo kohë, dhe pa u detyruar të shpjegojë arsyet, përpunimin e të dhënave personale.

Me ushtrimin e kësaj të drejte nga ana e Subjektit, Shoqëria nuk do t’i përpunojë më të dhënat personale, me përjashtim të rastit kur provon se ka arsye të forta legjitime për përpunimin, të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave, veçanërisht kur kanë të bëjnë me paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi, apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës, ose autoriteteve publike.

  • E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike: Subjekti i të dhënave ka të drejtë të mos jetë subjekt i një vendimi që bazohet vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, përfshirë profilizimin. Subjekti i të dhënave do të ketë të drejtat e mëposhtme në lidhje med vendimmarrjen e automatizuar:

    • Ai mund të kërkojë ndërhyrje njerëzore nëpërmjet shërbimit telefonik ndaj klientit të Shoqërisë në numrin +355(0)42270576 ose personalisht pranë zyrës qendrore të Shoqërisë, apo degëve të saj.

    • Ai mund t'i adresohet shoqërisë me shkresë zyrtare në të dhënat e kontaktit të përcaktuara në këtë dokument, në vëmendje të Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.


IV. MJETE JURIDIKE

Përpunimi i të dhënave tuaja është i rëndësishëm për përmbushjen e kërkesave të subjektit të të dhënave, duke filluar nga përgatitja dhe/ose dërgimi i ofertave, trajtimi i kërkesave për dëmshpërblim pavarësisht se nga cili produkt i sigurimit rrjedh, risigurimet, apo të gjitha proceset e tjera që kryhen nga Shoqëria për të ofruar shërbimet e saj dhe për t’i ardhur në ndihmë dhe lehtësuar se cili produkt i shërben subjektit.

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen dhe transferohen bazuar në pëlqimin që ju jepni, me vullnetin tuaj të lirë dhe në mënyrë të shprehur. Po ashtu të dhënat tuaja do të përpunohen për periudhën kohore që lidhen me përmbushjen e qëllimit të kërkesës suaj apo të kontratës së lidhur.

Prandaj, do të ishte praktike të kontaktohej drejtpërdrejt Shoqëria për çdo problem përpara ndërmarrjes së hapave të tjerë, me qëllim zgjidhjen e problemeve të tilla.

Nëse keni një ankesë që Intersig Vienna Insurance Group SH.A ka shkelur këto parime të parashikuara në këtë dokument por edhe nga Ligji 124/2024, dhe nëse keni tentuar në mirëbesim për të zgjidhur ankesën përmes procesit tonë të shërbimit të klientit apo Nëpunësit për Mbrojtjen e të dhënave, mund të ankoheni edhe direkt tek Komisioneri Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ndjekur parashikimet e Nenit 86 të Ligjit 124/2024 në kontaktet:

  • Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë

  • Tel: +355 4 223 7200

  • Email: info@idp.al

  • Nr. i Gjelbër: 08002050