phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

INTERSIG është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG), grupi lider i sigurimeve në Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE), me seli në Vjenë, Austri. Me një histori që daton që nga viti 1824, VIG është zhvilluar nga një kompani lokale sigurimesh në një grup ndërkombëtar me pozicion të fortë në tregjet e rajonit.

Sot, VIG operon në 30 vënde përmes më shumë se 50 kompanive të sigurimeve dhe fondeve të pensioneve, duke u shërbyer miliona klientëve. Modeli i grupit bazohet në markat lokale dhe në një strukturë të decentralizuar, e cila mundëson afërsi me klientët, fleksibilitet në vendimmarrje dhe njohje të thellë të tregjeve ku operon.

Diversiteti i kulturave, gjuhëve dhe përvojave të ndryshme të kompanive të grupit perben një nga pikat më të forta te VIG, duke nxitur inovacionin, krijimin e vlerës afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshem. Strategjia e grupit fokusohet në rritjen e qëndrueshme, stabilitetin financiar dhe ofrimin e mbrojtjes së besueshme për individet dhe bizneset.

Fuqia financiare e Vienna Insurance Group konfirmohet edhe nga vleresimi A+, i dhënë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s, një nga vlerësimet më të larta në sektorin e sigurimeve në rajon.

Si pjesë e Vienna Insurance Group, INTERSIG ndjek standardet e larta të grupit në menaxhimin e riskut, kapacitetet e forta financiare dhe praktikat më të mira të industrisë së sigurimeve, duke ofruar siguri dhe besueshmeri për klientet në Shqipëri.

Grupi VIG në shifra

Vëllimi i investimeve
≈32 mld €
Aktive nën menaxhim, të investuara me risk të grupit.
29.000
punonjës në grup
30
vende ku operon
50+
kompani sigurimi & pensioni
A+
vlerësim nga Standard & Poor's
Vjet eksperiencë e trashëgimisë së grupit
200
Rihyrja e grupit në tregjet e Evropës Qendrore & Lindore
1990

Ku operon Grupi VIG

Prania e grupit shtrihet në 30 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Shqipëria — tregu ku

operon INTERSIG — është pjesë e këtij rrjeti.

Ukraine Poland Austria Hungary Moldova Romania Lithuania Latvia Estonia Germany Bulgaria Turkey Albania Croatia Georgia Slovenia Slovakia Czechia Bosnia and Herz. North Macedonia Serbia Montenegro Kosovo
Shqipëri Austri Republika Çeke Poloni Gjermani Hungari Sllovaki Slloveni Kroaci Serbi Bosnjë e Hercegovinë Mal i Zi Kosovë Maqedonia e Veriut Bullgari Rumani Moldavi Ukrainë Estoni Letoni Lituani Gjeorgji Turqi

Njihuni me Vienna Insurance Group

Aktivizoni titrat në shqip nga cilësimet e videos (CC).

Diversitet që krijon vlerë

Diversiteti i kulturave, gjuhëve dhe përvojave të kompanive të grupit është një nga pikat më të forta të VIG, duke nxitur inovacionin, krijimin e vlerës afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Strategjia fokusohet në rritje të qëndrueshme, stabilitet financiar dhe mbrojtje të besueshme për individët dhe bizneset.

Standarde të larta për Shqipërinë

Si pjesë e Vienna Insurance Group, INTERSIG ndjek standardet e larta të grupit në menaxhimin e riskut, kapacitetet e forta financiare dhe praktikat më të mira të industrisë, duke ofruar siguri dhe besueshmëri për klientët në Shqipëri.

Fuqia e një grupi ndërkombëtar

Mësoni më shumë mbi Vienna Insurance Group, grupin lider të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Vizito group.vig →