phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

INTERSIG VIG besojmë se sigurimi ka të bëjë me ndërtimin e besimit dhe qëndrueshmërisë në afat të gjatë. Si pjesë e Vienna Insurance Group, ne mbështesim një model biznesi që kombinon performancën ekonomike me përgjegjësinë ndaj klientëve, punonjësve, shoqërisë dhe mjedisit.

Qëndrueshmëria nuk është një iniciativë e veçantë, por një pjesë integrale e mënyrës se si marrim vendime dhe zhvillojmë aktivitetin tonë.

QËNDRUESHMËRIA NË INTERSIG VIENNA INSURANCE GROUP

Për ne, qëndrueshmëria nënkupton krijimin e vlerës sot pa kompromentuar mundësitë e brezave të ardhshëm.

Në përputhje me politikat e Vienna Insurance Group, angazhimi ynë mbështetet në katër parime themelore:

00
Krijimin e vlerave ekonomike afatgjatë
Krijojmë vlera të qëndrueshme pa kompromentuar mundësitë e brezave të ardhshëm.
00
Përgjegjësinë sociale ndaj njerëzve dhe komunitetit
Kujdes ndaj njerëzve dhe komunitetit ku jetojmë e punojmë.
00
Respektin për mjedisin
Përdorim të përgjithshëm të burimeve dhe reduktim i ndikimit mjedisor.
00
Qeverisjen e mirë dhe etikën në biznes
Transparencë dhe standarde të larta etike në çdo vendim biznesi.

Këto parime udhëheqin mënyrën se si zhvillojmë aktivitetin tonë dhe ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me të gjitha palët e interesit.

FUSHAT TONA TË ANGAZHIMIT
Gjashtë fushat ku qëndrueshmëria bëhet pjesë e veprimtarisë sonë të përditshme.

Qëndrueshmëria
në Intersig

Investimet
Marrja në sigurim
Operacionet
Punonjësit
Klientët
Shoqëria

Klientët

Ndërtojmë mardhënie të bazuara në besim, transparencë dhe mbështetje afatgjatë, duke ofruar produkte dhe shërbime që ndihmojnë individët dhe bizneset të përballojnë rreziqet e së ardhmes.

Punonjësit

Promovojmë një kulturë pune gjithëpërfshirëse, ku respektohen diversiteti, zhvillimi profesional dhe mirëqenia e skuadrës tonë.

Shoqëria

Kontribuojmë në komunitetet ku operojmë përmes iniciativave që promovojnë përgjegjësinë sociale, edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi riskun.

Operacionet

Punojmë vazhdimisht për të përmirësuar efikasitetin e proceseve tona dhe për të përdorur burimet në mënyrë të përgjegjshme.

Marrja në sigurim

Nëpërmjet aktivitetit tonë kryesor ndihmojmë individët dhe bizneset të menaxhojnë rreziqet dhe të ndërtojnë rezistencë përballë sfidave të së ardhmes.

Investimet

Si pjesë e Vienna Insurance Group, mbështesim një qasje të përgjegjshme ndaj investimeve, në përputhje me politikat dhe standardet e Grupit.

PJESË E PROGRAMIT TË QËNDRUESHMËRISË SË VIENNA INSURANCE GROUP

Intersig është pjesë e Vienna Insurance Group, grupi lider i sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, me mbi 50 kompani sigurimi në 30 vende.

Programi i Qëndrueshmërisë i Vienna Insurance Group është një nga programet strategjike EVOLVE28 dhe udhëheq mënyrën se si Grupi krijon vlerë afatgjatë për klientët, punonjësit, investitorët dhe shoqërinë.

PJESË E KOMUNITETIT TË QËNDRUESHMËRISË SË GRUPIT VIG

Si pjesë e Vienna Insurance Group, Intersig zbaton Programin e Qëndrueshmërisë të Grupit dhe merr pjesë aktive në iniciativat dhe proceset e tij të qeverisjes në fushën e qëndrueshmërisë.

Në përputhje me strukturën e Grupit, Intersig ka një përfaqësues të dedikuar për koordinimin e çështjeve të qëndrueshmërisë, i cili siguron zbatimin e kërkesave dhe standardeve të VIG në nivel lokal.

Intersig kontribuon gjithashtu në proceset e raportimit të qëndrueshmërisë të Grupit, duke mbështetur përgatitjen e raportimeve periodike, zbatimin e Programit të Qëndrueshmërisë dhe monitorimin e progresit në përputhje me strategjinë e Vienna Insurance Group.

Përfaqësuesit e kompanisë marrin pjesë rregullisht në trajnimet, workshop-et, konferencat dhe takimet e organizuara nga Vienna Insurance Group, duke ndjekur zhvillimet më të fundit në fushën e ESG, standardet ESRS dhe kërkesat rregullatore.

Aktivitetet e Komunitetit Të Qëndrueshmërisë së Grupit VIG

Sustainability Community Meeting ESRS Workshops Sustainability Conferences Trajnime të VIG

Raportet

Për transparencë dhe informacion të detajuar mbi qasjen dhe rezultatet e Vienna Insurance Group në fushën e qëndrueshmërisë, mund të referoheni tek publikimet zyrtare të Grupit VIG.

Shiko raportet e VIG →