phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

Produktet tona

Sigurimi i Automjetit

Merr Oferte →

TPL, Kasko, Kartë Jeshile dhe zgjidhje të tjera — mbrojtje e plotë për automjetin tuaj.

Çfarë është Sigurimi TPL?

Sigurimi TPL (Third Party Liability) është sigurimi i detyrueshëm për mjetet motorike në Republikën e Shqipërisë, i rregulluar nga Ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Çfarë Mbulon TPL?

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të pronarit ose përdoruesit të mjetit motorik për dëmet materiale dhe trupore që mund t’u shkaktohen palëve të treta si pasojë e përdorimit të mjetit në qarkullim rrugor.

Mbrojtja e Viktimave dhe Detyrueshmëria

Qëllimi kryesor i TPL është garantimi i mbrojtjes së viktimave të aksidenteve rrugore, duke siguruar dëmshpërblim të shpejtë dhe të drejtë për dëmet e pësuara, pa qenë e nevojshme që pagesa të mbulohet drejtpërdrejt nga drejtuesi i mjetit. Polica TPL është e detyrueshme për çdo mjet që qarkullon në territorin e Shqipërisë dhe përbën kusht ligjor për përdorimin e tij në rrugë publike.

Modernizimi dhe Standardet Evropiane

Ligji nr. 32/2021 ka sjellë modernizim të sistemit të sigurimeve të detyrueshme në transport, duke përfshirë përafrimin me direktivat e Bashkimit Evropian dhe forcimin e mekanizmave të dëmshpërblimit dhe mbrojtjes së palëve të dëmtuara në aksidente rrugore. Në këtë mënyrë, TPL përfaqëson një instrument thelbësor të sigurisë rrugore dhe stabilitetit financiar në sektorin e transportit.

Mbulesë dhe Përjashtime

MBULOHET

  • për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi: - i). për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot - - ii). për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme iii). për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 150,000,000 ALL 200,000,000 ALL 75,000,000 ALL
  • për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje: - i). për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot - - ii). për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme iii). për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 20,000,000 ALL 20,000,000 ALL 15,000,000 ALL
  • Për dëme trupore (lëndime ose vdekje): deri në 32,000,000 lekë për person të dëmtuar

Pikat e mësipërme përfshijnë limitet e dëmshpërblimit të zbatueshme, ose shumat maksimale që shoqëria e sigurimit paguan për dëmet që rrjedhin nga një ngjarje sigurimi (aksident rrugor) në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe zbatimin gradual të dispozitave të tij.