Vizita e Znj. Elisabeth Stadler në zyrat qendrore të INTERSIG VIG
INTERSIG VIG pati kënaqësinë të mirëpresë në zyrat e saj qendrore me date 24.03.2022 Znj. Elisabeth Stadler, CEO e Vienna Insurance Group (VIG), një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.
INTERSIG VIG pati kënaqësinë të mirëpresë në zyrat e saj qendrore me date 24.03.2022 Znj. Elisabeth Stadler, CEO e Vienna Insurance Group (VIG), një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Gjatë vizitës, Znj. Stadler u njoh nga afër me aktivitetin, arritjet dhe objektivat strategjike të INTERSIG VIG, si dhe zhvillimet më të fundit të kompanisë në tregun shqiptar të sigurimeve. Takimet me ekipin drejtues dhe stafin e kompanisë shërbyen si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe vizionit për të ardhmen.