Një rrjet i fortë sigurimesh me praninë e Grupit Vienna Insurance
Pjesë e Grupit Vienna Insurance Group (VIG)
INTERSIG është pjesë e Vienna Insurance Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të qëndrueshme të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Duke qenë pjesë e këtij rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar, ne përfitojmë nga eksperienca shumëvjeçare, standardet e larta profesionale dhe stabiliteti financiar që karakterizon VIG.
Prania në një grup kaq të konsoliduar na mundëson të ofrojmë produkte dhe shërbime moderne, të sigurta dhe të besueshme, duke garantuar mbrojtje të plotë për klientët tanë. Përmes këtij partneriteti, ne vazhdojmë të rrisim cilësinë e shërbimit dhe të kontribuojmë në zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri.