Rregullorja e re për llogaritjen e primit të sigurimit të detyrueshëm motorik (TPL) ka hyrë në fuqi më 1 janar 2025. Ky ndryshim, i miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sjell një sistem të ri ku çmimi i policës nuk është më unik, por përcaktohet nga disa faktorë rreziku.
Historiku i dëmeve: Shoferët që kanë shkaktuar aksidente do të paguajnë më shumë, ndërsa ata me historik të pastër do të përfitojnë ulje.
Fuqia motorike: Mjetet klasifikohen në grupe (p.sh, deri në 1300 cm³, 1301-1600 cm³, etj.).
Eksperienca në drejtim: Diferencohen drejtuesit me më pak se 2 vite eksperiencë nga ata me mbi 2 vite.
Zona e regjistrimit: Qarku ku është i regjistruar mjeti ndikon në vlerën e primit.
Përdorimi i mjetit: Nëse mjeti është në pronësi të një individi apo subjekti.
Kufiri për dëmet pasurore rritet me 4 milionë lekë çdo vit.
Kufiri për dëmet shëndetësore për person rritet me 2 milionë lekë çdo vit.